Top News/ ‘Unë jam një pë*dhunues!’ / Francezi që abuzoi me bashkëshorten kërkon falje
17/09/2024 15:00

Dominique Pelicot, francezi i akuzuar për drogimin e gruas së tij dhe rekrutimin e dhjetëra të huajve për ta përdhunuar atë gjatë gati një dekade, të martën pranoi akuzat me të cilat përballet dhe iu lut familjes së tij për falje, raportuan mediat franceze. Dominique Pelicot duhej të dëshmonte javën e kaluar në një rast që ka tronditur Francën, por paraqitja e tij u vonua për shkak të problemeve shëndetësore. Ai doli në gjyq me një shkop në dorë. "Unë i pranoj akuzat në tërësinë e tyre," tha 71 vjecari. "Unë jam një përdhunues ashtu si gjithë të tjerët në këtë dhomë... Kërkoj nga gruaja ime, fëmijët e mi, nipërit e mi të pranojnë ndjesën time. Më vjen keq për atë që bëra. Kërkoj faljen tuaj, edhe nëse nuk mund të më falni”, tha ai. Pelicot përballet me akuza që përfshijnë përdhunimin, përdhunimin në grup dhe shkelje të ndryshme të privatësisë, duke regjistruar dhe shpërndarë imazhe seksuale. Ai tha në sallën e gjyqit se kishte pasur një edukim të vështirë dhe kishte qenë vetë viktimë e përdhunimit. Disa herë ai edhe kishte qarë në sallën e gjyqit, sipas gazetarëve që ndoqën procesin. Në seancë foli edhe bashkëshortja e tij, Gisele Pelicot, 72 vjec, e cila tha se për 50 vite kishte jetuar me një njeri që mendonte se nuk ishte i aftë për këto akte përdhunimi.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20