Top News/ ‘Unë jam i vjetër, por Tump…’ Biden: Liria e demokracia janë nën sulm në SHBA dhe jashtë
08/03/2024 13:33

Presidenti Joe Biden të enjten mbrëma përdori sallën e Kongresit dhe fjalimin e tij më të madh të vitit, për të dhënë një mesazh të qartë politik se demokracia është nën kërcënim brenda dhe jashtë vendit. Ai e kanalizoi mesazhin e tij përmes prizmit të Donald Trump, duke iu referuar 'paraardhësit të tij' plot 13 herë, por pa e shqiptuar asnjëherë emrin e tij. Ai e sulmoi atë për Rusinë, për të drejtat riprodhuese, për kujdesin shëndetësor, për krizën në kufi, për kontrollin e armëve, për sulmin e 6 janarit dhe për trajtimin e pandemisë. "Një paraardhësi im, dështoi në detyrën më themelore presidenciale, detyrën për t'u kujdesur për popullin amerikan," tha ai. "Unë mendoj se kjo është e pafalshme." Analistët thanë se ky ishte fjalimi më i anshëm i mbajtur ndonjëherë në kongres, pasi Biden, shfrytëzoi rastin, tetë muaj para zgjedhjeve, për të krahasuar veten vazhdimisht me rivalin e tij. Ai madje gjeti edhe një mënyrë për të shfrytëzuar 81 vitet që mban mbi shpinë, në avantazhin e tij. "Më kanë thënë se jam shumë i vjetër," tha ai. "I ri apo i vjetër, unë gjithmonë e kam ditur se cfarë rruge duhet ndjekur. Unë e kam njohur Yllin tonë polar: Vetë ideja e Amerikës është se ne të gjithë jemi krijuar të barabartë. 'Ndërsa unë kam parë nga e ardhmja, shtoi ai, të tjerë kanë parë prapa, në 'zemërim, hakmarrje e shpagim’. I gjendur jo në pozitë të mirë, në sondazhe, presidentit më të moshuar në historinë e shba-së, i duhet një shtytje në fushatën e tij. Dhe fjalimi para kombit, ishte një shans i mirë jo vetëm për të dhënë një mesazh, por edhe për të dëshmuar aftësinë dhe energjinë e tij në këtë detyrë. “Bashkëqytetarët e mi amerikanë”, tha Biden në fund të fjalimit, “Problemi me të cilin përballet kombi ynë, nuk është se sa vjec jemi ne, por sa të vjetra janë idetë tonë. Urrejtja, zemërimi, hakmarrja, ndëshkimi janë ndër idetë më të vjetra. Por nuk mund të udhëhiqet amerika me ide të hershme që na kthejnë vetëm prapa. "Për të udhëhequr Amerikën, vendin e mundësive, duhet një vizion për të ardhmen e asaj që Amerika mund dhe duhet të jetë."

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23