Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk konfirmoi drejtpërdrejt lajmin e shpërndarë në disa media se i është hequr statusi non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, ai u prit me duartrokitje nga grupi parlamentar i PD dhe në foltore tha shkurtimisht: “Unë erdha! U krye!”, duke nënkuptuar se non grata është hequr.