Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka qenë e pranishme për të parë nga afër punimet në Unazën e re të Tiranës. Gjatë inspektimit Balluku tha se punimet po vazhdojnë me të tre turned dhe deri më tani sipas saj janë realizuar 50% e punimeve. Ndër të tjerash Balluku ka theksuar se brenda gushtit pritet të hapet tuneli i pestë.