Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka përdorur ironinë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke komentuar edhe ndryshimin në pamjen e deputetes socialiste Zegjine Çaushi. Gjatë deklaratës së tij, Muçi e lidhi paraqitjen e re të Çaushit me zhvillimet e fundit rreth protestave dhe situatës së tensionuar jashtë godinës së Kuvendit.