Askush nuk është mbi ligjin, ishte ky mesazhi i ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari gjatë një takimi ndërinstitucional në Sarandë ndërsa ua ndal në aksionin e zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore pak ditë më parë ku përfunduan në pranga I gjithë zinxhiri drejtues I komisariatit të këtij qyteti. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe kryepolici Skënder Hita I cili nënvizoi se kjo gjë është e papranueshme për integritetin e Policisë së Shtetit.