Një deklaratë e shefit të Anthropic, Dario Amodei, për të ngadalësuar zhvillimin e inteligjencës artificiale, ka mjaftur që aksionet e kompanive të teknologjisë të bien ndjeshëm në tregjet aziatike dhe evropiane. Ai bëri thirrje që zhvillimi i modeleve të IA-së të monitorohet më nga afër, duke paralajmëruar për rreziqet serioze që mund të sjellë teknologjia, madje deri në rriskun e vrasjes së njerëzimit. Ai propozoi monitorim të pavarur të modeleve, rregulla në të gjithë industrinë dhe një kuadër global për zhvillimin e tyre. Pas deklaratës, në Korenë e Jugut aksionet e prodhuesit të çipave ranë me 6.4%, ndërsa Samsung Electronics humbi 4.1%. Në Japoni, SoftBank, investitor i madh në OpenAI, ra me më shumë se 10%.