Është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i viktimave për shkak të Covid 19. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë numri i jetëve të humbura në 24 orë, nuk është me dy shifra. Sipas të dhënave ditore të ministrisë së Shëndetësisë 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus ,3 qytetarë nga Tirana, 1 nga Tepelena, të moshave nga 62-89 vjeç.