Top News/ Ukrainë, korrupsion masiv me armët /Zhduken 40 milionë dollarë, zyrtarë të lartë nën hetim
28/01/2024 13:29

Shërbimi ukrainas i sigurisë, SBU, tha se kishte zbuluar një skemë korrupsioni për blerjen e armëve nga ushtria e vendit që shkonte deri në rreth 40 milionë dollarë. Njoftimi i mashtrimit masiv në prokurime, konfirmuar nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës, do të ketë pasoja të rënda në një vend të mbërthyer thuajse prej dy vitesh në luftë me rusinë. Lufta për të crrënjosur korrupsionin masiv mbetet një ndër sfidat e mëdha me të cilat ukraina përballet ndërsa kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. SBU tha se një hetim kishte ekspozuar disa zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes dhe menaxherë të furnizuesit me armë Lviv Arsenal, që kanë vjedhur rreth 1.5 miliard Hryvnias në blerjen e predhave. Sipas hetimit, ish zyrtarë të lartë dhe zyrtarë aktualë të ministrisë së mbrojtjes, si edhe shefa të kompanive të lidhura, janë përfshirë në aferë. Kjo e fundit kishte të bënte me blerjen e 100 predhave të mortajave për ushtrinë. SBU tha se një kontratë për predhat ikshte lidhur me Lviv Arsenal në gusht 2022, gjashtë muaj pas fillimit të luftës, dhe pagesa ishte bërë në avancë me disa prej fondeve të transferuara jashtë. Por, nuk ishin siguruar ndërkohë armët, thotë deklarata, ndërkohë që disa fonde ishin zhvendosur në llogari të tjera jashtë vendit. Deklarata tha se pesë individë ishin vënë nën hetim në ministri dhe në furnizuesin me armë. Një i dyshuar është arrestuar ndërsa përpiqej të kalonte kufirin ukrainas. Korrupsioni në ushtri ka qenë një cështje vecanërisht e ndjeshme në ukrainë, ndërkohë që vendi përpiqet të mbajë lart moralin e publikut në kohë lufte dhe të bëjë përpara drejt BE-së. Ministri i mbrojtjes, Oleksii Reznikov ishte shkarkuar shtatorin e kaluar në lidhje me një seri rastesh korrupsioni, pavarësisht se gëzonte një reputacion të fortë në përfaqësimin e ukrainës në diskutimet e saj me aleatët perëndimorë. Edhe pse ai vetë nuk dyshohet se është angazhuar personalisht në korrupsion, disa skandale kanë goditur ushtrinë nën drejtimin e tij, një për furnizimin e trupave me ushqim dhe një tjetër për prokurimin e pajisjeve dhe veshjeve të përshtatshme për ushtarët.

Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19