Ministrja e Riintegrimit e Ukrainës, Irina Vereshçuk u bëri thirrje ukrainasve të largohen nga Krimea. Ajo arsyetoi se është e rëndësishme që ukrainasit të largohen nga rajoni, në pritje që Ukraina të çlirojë sërish Krimenë. “Unë u bëj thirrje edhe një herë ukrainasve, nëse është e mundur, të largohen nga Krimea. Është e këshillueshme që të presësh për çlirimin e gadishullit, që ai të jetë në territorin e kontrolluar nga Ukraina, ose në atë të vendeve të treta",tha ajo në një postim në Telegram këtë të shtunë. Është e paqartë se sa ukrainas jetojnë nën okupimin rus në Krime. Njoftimi vjen pas disa sulmeve në Krime, autorësinë e të cilave e ka marrë ushtria ukrainase.