Boris Johnson u falenderua nga ukrainasit dhe madje mori edhe një dhuratë...një pulë qeramike, ndërsa vizitoi vendin e goditur nga lufta. Kryeministri britanik, shëtiti përmes Kievit, i shoqëruar nga presidenti Volodimir Zelenski dhe i rrethuar nga dhjetëra ushtarë të armatosur.