Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Dumës, Vjacheslav Volodin, akuzon Kievin se ka rrëzuar avionin në të cilin ndodheshin 65 të burgosur ukrainas lufte. Rusia tha se avioni ushtarak Il-76 që transportonte të burgosur lufte ishte rrëzuar në rajonin perëndimor të Belgorodit, në kufi me ukrainën. “Ata vranë ushtarët e tyre”, tha Volodin në një seancë plenare.