Top News – Ukraina ‘vë bast’ tek dronët / Kryeministri: Po investojmë ‘rëndë’ në teknologji
27/07/2023 12:38

Më shumë se 40 kompani ukrainase kanë kontrata për prodhim dronësh që do të përdoren në luftën kundër rusisë, thotë kryeministri ukrainas, Denys Shmihal. Ai foli në një event të mbajtur në përvjetorin e parë të krijimit të ‘Ushtrisë së donëve”, një projekt që ka mbledhur bashkë të gjithë prodhuesit ukrainas të mjeteve fluturuese pa pilotë. Kryeministri tha se prodhimi i dronëve që atëherë është rritur me shpejtësi marramendëse. Dronët e mbikqyrjes dhe sulmit kanë luajtur në fakt një rol kritik për të dyja palët në luftën mes rusisë dhe ukrainës, duke ndihmuar me shënjestrimin e armëve armike, gjurmimin e trupave dhe goditjen e tyre. Shmihal tha se qeveria ukrainase ka akorduar 1 miliardë dollarë këtë vit për të investuar në prodhuesit vendas të këtyre mjeteve. “Ne kemi eleminuar barrierat doganore për importimin e pjesëve dhe seteve të plota”, tha ai. Po ashtu është rritur edhe fitimi i prodhuesve me 25 për qind ndërsa një vendim është marrë për lehtësimin e prodhimit masiv të municioneve për dronët. Mikhailo Fedorov, ministër ukrainas për transformimin digjital, prezantoi rreth 1700 dronë në forum, mjete këto që po dërgohen të gjitha në frontin e luftës. Programi deri më tani ka trajnuar më shumë se 10 mijë operatorë dronësh në 26 qendra trajnimi dhe 10 mijë të tjerë do të trajnohen në të ardhmen. Sidoqoftë, disa zyrtarë ushtarakë ukrainas kanë nënvizuar së fundmi se avantazhi i rusisë në luftën elektronike ka bërë që efikasiteti i operacioneve të dronëve të bjerë pasi moska është në gjendje ti bllokojë ata.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54