Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit tha se misioni i rusisë për demilitarizimin e Ukrainës është përmbushur në një masë të madhe. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, TASS, Peskov tha se Ukraina ishte shumë e militarizuar në kohën e fillimit të atij që moska e quan operacion i posacëm ushtarak. Dhe sic ka thënë edhe vetë presidenti Vladimir Putin, një nga detyrat ishte demilitarizimi i Ukrainës. “Në fakt, ky mision është përmbushur në një masë të madhe. Ukraina po përdor gjithnjë e më pak armë të sajat. Dhe gjithnjë e më shumë përdor sistemet e armëve që vendet perëndimore po i japin asaj.