Top News/ Ukraina turpëroi Putinin në Kursk…’Ka energji dhe imagjinatë për të befasuar armikun’
11/08/2024 14:21

Në dy vjet e gjysmë luftë, ky ishte një inkursion i paprecedentë i Ukrainës në Rusi. Putin tha në takimin e Kremlinit se ishte "një tjetër provokim i madh" nga Kievi. Guvernatori në detyrë i rajonit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke e përshkruar situatën si "shumë të vështirë". Mbi të gjitha, kjo ishte poshtëruese për një shtet rus që krenohet me mbrojtjen e atdheut. Sulmi i Kurskut ishte një veprim i guximshëm nga ushtria ukrainase. Pavarësisht humbjes së vazhdueshme të terrenit në Donetskun lindor, kievi zgjodhi të dërgojë elementë të brigadave me përvojë në territorin rus, me qëllimet e dukshme për të turpëruar Kremlinin dhe për të detyruar Ministrinë e Mbrojtjes ruse të rishpërndajë burimet ndërkohë që mes vetë ukrainasve u ngrit morali. George Barros në Institutin për Studimin e Luftës me qendër në Uashington thotë se ukrainasit "arritën befasi operacionale përkundër mosmarrëveshjeve të mëdha dhe aktualisht po shfrytëzojnë mungesën e gatishmërisë së Rusisë në zonat e saj kufitare". E njëjta taktikë funksionoi në shtator 2022, kur ata rikuperuan pjesën më të madhe të rajonit të pushtuar të Kharkivit brenda një jave. Regjimenti rus i ngarkuar me mbrojtjen e kësaj pjese të kufirit braktisi pozicionet e tij. Disa dhjetëra ushtarë u kapën rob, duke bërë që presidenti Volodymyr Zelensky të shprehte të premten "mirënjohje të veçantë për luftëtarët dhe njësitë që po rimbushin "fondin e këmbimit" - duke marrë pushtuesit si robër dhe duke ndihmuar kështu në çlirimin e popullit ukrainas nga robëria ruse". E ndërkohë, brenda rusisë është ndezur zemërimi për luftën. Trupat ukrainase, sipas ekspertëve, nëse përforcohen mund të shtyhen akoma më shumë në rusi. Por mbajtja e territorit rus nën kontroll është përtej kapacitetit të tyre e ndoshta edhe përtej qëllimit. Operacioni në kursk, sidoqoftë tregoi se ukraina ka ende energjinë dhe imagjinatën për të befasuar armikun dhe për të poshtëruar kremlinin, në një kohë kur lajmet nga vija e frontit ishin të zymta për Kievin.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30