Top News – Ukraina trondit Moskën, rrebesh dronësh / Mbyllen aeroportet, sulm masiv me viktima
11/03/2025 12:08

Ukraina ka kryer një sulm masiv me dronë në Moskë dhe rajonin rreth saj, duke vrarë të paktën një person dhe duke dëmtuar ndërtesa banimi dhe infrastrukturë, teksa diplomatët nga Uashingtoni dhe Kievi përgatiten të takohen në Arabinë Saudite. Sipas Andrei Vorobyovit, guvernatorit të rajonit të Moskës, tre persona janë plagosur në sulmet që ndodhën në orët e para të 11 marsit. Për viktimat është raportuar për qytezën Vidnoje dhe fshatin Jam, afër qytezës Domodedovo. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se 337 dronë të lëshuar nga Ukraina janë rrëzuar. Ende nuk dihet saktë se sa dronë janë përfshirë në këtë sulm, më të madhin në territorin rus në javët e fundit. Ky sulm ka ndodhur teksa zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas po përgatiten që të takohen në Arabinë Saudite për të diskutuar se si t’i jepet fund luftës. Në ditët e fundit, Rusia i ka shtuar sulmet në infrastrukturën ukrainase dhe shënjestra civile, ndërsa diplomacia rreth luftës është intensifikuar. Në disa fotografi dhe video të paverifikuara nga Moska dhe rrethinat e saj, është parë momenti i sulmeve me dronë në ndërtesat e banimit.

Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45