Ukraina u tregoi gazetarëve të dielën fragmente të raketës ruse të përdorur për të goditur qytetin e Dnipros javën e kaluar, pasi Moska tha se kishte testuar raketën e saj të re balistike Oreshnik. Rusia kreu të enjten një sulm në qytet, për të cilin presidenti Vladimir Putin tha se ishte, një testim i raketës së re balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi Oreshnik.