Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se dëshiron që Ukraina të kthejë mbrapsht miliarda dollarë që SHBA i ka dhënë për të mbrojtur veten kundër luftës së nisur nga Rusia. “Dua që ata të na japin diçka për gjithë paratë që u kemi dhënë. Jemi duke kërkuar mineralet e rralla të tokës, çfarëdo që mund të gjejmë”, tha Trump në Konferencën e Konservatorëve për Veprim Politik, të mbajtur afër Uashingtonit. “Po përpiqem ti marr mbrapsht ato para”.