Top News – Ukraina ta harrojë Krimenë e Donbasin / Ish komandanti i ushtrisë: Luftë për mbijetesë
23/05/2025 14:50

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Kievi duhet të përqendrohet tek një “luftë e teknologjisë së lartë për mbijetesë” që minimizon humbjen e personelit të saj ushtarak dhe jo të presë të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia, përfshirë Krimenë dhe Donbasin. Komentet e Valerii Zaluzhnit, ish-kreu i forcave të armatosura të Ukrainës, vijnë gjatë një përpjekjeje të dukshme nga zyrtarët ukrainas për të rivizatuar pritshmëritë e publikut mbi përparimin e një lufte që vazhdon prej më shumë se tre vjetësh, mes frikës fundi i luftimeve nuk shihet në horizont. Komentet e Zaluzhnit, të bëra në një forum në Kiev të enjten përmes lidhjes video, shënojnë një ndryshim në qëndrimin e udhëheqësve ukrainas që më herët flisnin për clirimin e të gjithë tokave të pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë. “Shpresoj që të mos ketë njerëz në këtë sallë që ende shpresojnë për ndonjë lloj mrekullie që do të sjellë paqe në Ukrainë, do rikthejë kufijtë e vitit 1991 ose 2022 dhe se do të ketë lumturi të madhe më pas”, tha Zaluzhni në forum. “Mund të flasim vetëm për një luftë mbijetese të teknologjisë së lartë, duke përdorur një minimum mjetesh ekonomike për të arritur përfitimin maksimal”, tha ai duke shtuar: “Ukraina nuk është e aftë për një luftë tjetër për sa i përket demografisë dhe ekonomisë, dhe ne as nuk duhet ta mendojmë këtë”. Duke i bërë jehonë vërejtjeve të fundit të zyrtarëve dhe analistëve, Zaluzhnyi sugjeroi që Rusia do të vazhdojë të luftojë për aq kohë sa të ketë burime dhe trupa, pavarësisht humbjeve të mëdha, ndërsa tha se Ukraina duhet t'i drejtojë përpjekjet e saj drejt minimizimit të humbjeve të veta njerëzore përmes mjeteve të teknologjisë së lartë. “Mendimi im personal është se armiku ende ka burime, forca dhe mjete për të nisur sulme në territorin tonë dhe për të provuar operacione specifike sulmuese”, tha ai. Zaluzhni u zëvendësua si komandant i lartë i Ukrainës në shkurt të vitit 2024 pas muajsh mosmarrëveshje të raportuara mes tij dhe Presidentit Volodymyr Zelenski. Sondazhet e opinionit tregojnë se Zaluzhnyi është ndër figurat publike më të njohura për ukrainasit. Sondazhet tregojnë gjithashtu se vlerësimi i Zelenskit është rritur që nga përballja e tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54