Krahas sulmeve të vijueshme të ushtrisë Ruse mbi Ukrainë, që nuk kanë kursyer as civilët e pafajshëm, tashmë vjen një tjetër përgjigje nga Kievi zyrtar. Ushtria Ukrainase ka sulmuar nëpërmjet një droni, një fshat rus në afërsi të kufirit, në rajonin e Kurskut. Si pasojë e këtij sulmi bëhet e ditur se kanë humbur jetën të paktën 5 civilë, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.