Top News/ Ukraina sulmon Krimenë e okupuar / Zjarr e shpërthime në dy baza ajrore dhe depo nafte
07/10/2024 11:59

Një depozitë nafte është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së hënës në Feodosia, në Krimenë e okupuar, si pasojë e një sulmi ukrainas me dronë, raportuan kanalet ruse në Telegram. Banorët thanë se dëgjuan disa shpërthime të fuqishme rreth orës 4:30 të mëngjesit në Feodosia, pas të cilave shpërtheu një zjarr. Depozita e feodosias është më e madhja në krime për lëvizjen e produkteve të naftës. Në sevastopol ekziston vetëm një depozitë dhe terminal tjetër i këtij lloji. Autoritetet e instaluara nga Rusia në Krime konfirmuan se një depo nafte është përfshirë nga zjarri, pa përmendur sulmin me dronë. Oleg Kryuchkov, këshilltar i kryetari të caktuar nga Rusia në Krime, shkroi në Telegram se nuk kishte viktima. Mediat ndërkohë raportojnë për zjarre dhe shpërthime gjatë natës edhe në bazat ajrore Balbek dhe Saki në Krime. Në anën tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes tha në Telegram se sistemet kundërajrore ruse rrëzuan 21 dronë mëngjesin e së hënës, prej të cilëve 12 mbi Krime, 6 mbi rajonin e Kurskut dhe të tjerët mbi rajonet Belgorod, Briansk dhe Voronezh. Ministria e mbrojtjes tha në një deklaratë se tentativat e regjimit të kievit për të kryer sulme terroriste, duke përdorur dronë ajrorë kundër shënjestrave në territorin e federatës ruse, janë ndalur. Krimea u aneksua nga Rusia më 2014, ndërsa Kievi do që ta rimarrë atë, teksa po lufton kundër pushtimit të plotë rus prej 17 muajsh.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20