Trupat e Koresë së Veriut të dislokuara kohët e fundit për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj në Ukrainë, janë vënë nën zjarrin ukrainas, tha të martën një zyrtar i Kievit. Është hera e parë që një zyrtar ukrainas ka thënë se njësitë e Phenianit janë goditur, pas një dislokimi që i ka dhënë luftës një ngjyrë të re ndërsa ajo i afrohet momentit historik të saj të 1000 ditëve.