Top News – Ukraina ‘siguron’ anijet me drithë/Shumë pranë një marrëveshjeje me kompanitë e sigurimit
21/08/2023 11:46

Ukraina është duke e finalizuar një marrëveshje me një kompani globale të sigurimit për të mbuluar anijet me drithëra që udhëtojnë drejt dhe nga portet e saj në Detin e Zi, raportoi të hënën Financial Times duke cituar zëvendësministrin e ekonomisë të Ukrainës, Oleksandr Gryban. Ky i fundit tha se marrëveshja ishte duke “u diskutuar në mënyrë aktive” mes ministrive përkatëse, si dhe bankave vendase dhe grupeve ndërkombëtare të sigurimeve, përfshirë kompaninë Lloyd's të Londrës. Gjatë muajit gusht, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Ukraina do t’i kundërpërgjigjet sulmeve të Rusisë në Detin e Zi, në mënyrë që të mundë të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera përmes ujërave të tij. Kjo deklaratë e Zelenskyt, erdhi pak ditë pasi dronët detarë ukrainas, të mbushur me eksplozivë, dëmtuan një anije luftarake ruse, pranë një porti rus, dhe e goditën edhe një cisternë ruse të naftës. Tensionet brenda dhe përreth Detit të Zi ishin përshkallëzuar në korrik, kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave nga portet e Ukrainës. Rusia i ka goditur vazhdimisht me dronë dhe raketa portet dhe magazinat e drithit ukrainas. Rusia u tërhoq nga marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, pasi tha se nuk janë plotësuar kërkesat e saj.

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB