Top News/ Ukraina shkatërron arsenalin rus / Godet depon e madhe të armëve në rajonin e Brianskut
19/11/2024 12:07

Ushtria e Kievit tha të martën se kishte goditur një depo të madhe armësh të Rusisë, pranë qytetit Karachev, në rajonin e Bryanskut që shtrihet mbi 110 km larg nga kufiri me Ukrainën. Sulmi u pasua nga 12 shpërthime të mëdha në zonë, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në një deklaratë në aplikacionin Telegram. “Shkatërrimi i depove të municioneve do të vazhdojë për ushtrinë e pushtuesve rusë me qëllim që të ndalojmë agresionin e armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë. Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj shkatërruan 16 dronë ukrainas mbi rajonin e Bryanskut mëngjesin e të martës. Ukraina shpesh përdor dronë të prodhuar në vend për të goditur objektivat thellë brenda Rusisë. Ushtria nuk specifikoi se cfarë arme ishte përdorur për sulmin. Kievi mori leje nga shtëpia e bardhë një ditë më parë, për të përdorur armët e furnizuara nga SHBA për të goditur thellë Rusinë, raportuan mediat ndërkombëtare, duke cituar burime që thanë se Kievi do të fillonte këto sulme në ditët në vijim. Por, nuk kishte asnjë tregues të menjëhershëm se armët amerikane ishin përdorur për të shkatërruar arsenalin rus në Karaçev.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05