Top News – Ukraina rrëzon ‘Iskanderët’ e Putinit / Vritet nëna me fëmijën, sulm tjetër mbi Kiev
01/06/2023 12:01

Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga bombardimet e lëshuara nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas të Kievit të enjten, thanë autoritetet. Pas një serie të raportuar prej 17 sulmesh me dronë dhe raketa në kryeqytetin ukrainas gjatë muajit maj, forcat ruse e filluan muajin e qershorit duke vazhduar sulmet në kryeqytet që në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Administrata e qytetit të Kievit raportoi se një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve dhe 10 persona tjerë u plagosën. Sulmi dëmtoi gjithashtu ndërtesa banimi, një klinikë mjekësore, një tubacion uji dhe makina. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se Forcat Ajrore penguan 10 raketa, të cilat i identifikuan si raketa balistike Iskander me rreze të shkurtër veprimi. Rusia ka shënjestruar vazhdimisht Kievin me valë sulmesh me dronë dhe raketa që nga fillimi i pushtimit, por sulmet kundër kryeqytetit janë intensifikuar gjatë muajit të kaluar, ndërsa Ukraina përgatitet për një kundërofensivë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës është bërë gjithnjë e më efektive në përgjimin dhe rrëzimin e dronëve dhe raketave ruse, por mbetjet e raketave që shkatërrohen në qiell, mund të shkaktojnë zjarre dhe të lëndojnë njerëz poshtë. Pasi një grua u vra duke parë një sulm ajror nga ballkoni i saj në fillim të kësaj jave, autoritetet e Kievit u kërkuan banorëve të dëgjonin sirenat paralajmëruese dhe të qëndronin në strehimore ose vende të tjera të sigurta.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04