Drejtuesit e ushtrisë ruse dhe ukrainase, raportuan për rrëzimin e avionëve armiq të dielën, në zona të ndryshme të frontit 1 mijë kilometra të gjatë të luftës së tyre 22 mujore. Komandanti i forcave ajrore ukrainase, Mikola Oleshchuk, tha se njësitë anti ajrore të Ukrainës, kishin goditur një avion bombardues rus Su-34, afër qytetit të pushtuar nga rusia të Mariupolit, në detin azov, në ukrainën jugore. Oleshcuk tha se avioni nuk ishte rikthyer në bazën e tij, por nuk dha më shumë detaje.