Ukraina ka rrethuar me mijëra trupa ruse në qytetin lindor të Limanit, një bastion kritik për moskën, në një operacion që ende vazhdon. Marrja e qytetit, që rusia e ka përdorur si pikë logjistike dhe qendër transporti për operacionet e saj në veri të rajonit të Donetskut, do të ishte një goditje e rëndë për planin e kremlinit për të aneksuar të gjithë rajonin industrial të Donbasit.