Top News/ Ukraina rrafshon një tjetër urë…E treta në dy ditë në Kursk, konfirmon Moska
19/08/2024 14:20

Një hetues rus tha të hënën se Ukraina kishte goditur dhe dëmtuar një urë të tretë mbi lumin Seym në rajonin e Kurskut në Rusi, ku trupat e Moskës janë duke luftuar me forcat e Kievit prej gati dy javësh. "Më 18 gusht, si rezultat i bombardimeve të shënjestruara, me përdorimin e armëve raketore dhe artilerisë kundër ndërtesave të banimit dhe infrastrukturës civile në fshatin Karyzh...një urë e tretë mbi lumin Seym u dëmtua," tha një përfaqësues për Komitetin Hetimor të Rusisë. Deklarata u postua në kanalin në Telegram të prezantuesit të televizionit shtetëror rus Vladimir Solovjov. Forcat ruse po luftojnë me trupat ukrainase në rajonin e Kurskut që nga 6 gushti, kur mijëra trupa të Kievit çanë kufirin perëndimor të Rusisë duke vënë në siklet ushtrinë e Putinit. Ministria e Jashtme ruse tha të premten se Ukraina kishte përdorur raketa perëndimore, me gjasë HIMARS të prodhuara nga SHBA, për të shkatërruar një urë mbi lumin Seym në rajonin Glushkovo. Në një deklaratë të veçantë të postuar në kanalin në Telegram të Solovjov të dielën, një zyrtar i komisionit hetimor rus tha se një urë e dytë mbi Seym, pranë fshatit Zvannoe në rajonin e Kurskut, e përdorur për evakuimin e civilëve ishte "dëmtuar" nga raketat HIMARS të prodhuara nga SHBA. Komandanti i forcave ajrore të Ukrainës pohoi të dielën se forcat ajrore ukrainase kishin shkatërruar urën e dytë, duke kufizuar kështu kapacitetin e furnizimit të një grupi trupash ruse që kundërshtonte avancimin ukrainas. Analistët ushtarakë thonë se ka tre ura në zonën e ofensivës së ushtrisë ukrainase përmes të cilave Rusia furnizon forcat e saj. Yuri Podolyaka, një bloger ushtarak me ndikim pro-rus me origjinë ukrainase, tha të dielën se Ukraina ka të ngjarë të përpiqet të marrë kontrollin në ditët në vijim të një ure tjetër strategjike, mbi lumin Psyol.

Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35