Top News – Ukraina, qëndrim realist për territoret! Macron kundër Trump: S’ka zgjidhje të shpejtë
06/01/2025 15:57

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se Ukraina duhet të ketë një pozicion realist për çështjet territoriale si pjesë e përpjekjeve për tu ulur në negociata me Rusinë. Duke folur në një konferencë vjetore me ambasadorët francezë, para të cilëve parashtroi strategjinë për vitin 2025, Macron duket se për herë të parë sugjeroi se Kievi duhet të merrte në konsideratë një pozicion përtej kërkimit të rifitimit të të gjithë territorit të marra nga Rusia. Moska, e cila aneksoi Krimenë në vitin 2014, nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022 dhe aktualisht kontrollon rreth një të pestën e vendit, duke përfshirë pjesën më të madhe të rajonit lindor të Donbasit. “Ukrainasit duhet të zhvillojnë një diskutim real për çështjet territoriale dhe vetëm ata mund ta bëjnë këtë... ne evropianët do të punojmë për ndërtimin e garancive të sigurisë që do të jenë përgjegjësia e tyre”, tha Macron. Roli i Shteteve të Bashkuara të amerikës duhet të jetë që të bindë Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave, tha ai, ndërsa shtoi se asnjë zgjidhje për konfliktin nuk mund të arrihet pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës dhe Evropës. Macron përsëriti se aleatët e Ukrainës duhet të sigurojnë që Kievi të ketë mbështetje të mjaftueshme në mënyrë që të mund të hyjë në çdo negociatë nga një pozicion i fortë. Macron sidoqoftë nuk bëri asnjë premtim të ri specifik për të ndihmuar Ukrainën. "Nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë," tha Macron, duke iu referuar premtimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të bashkuara të amerikës, Donald Trump, për t'i dhënë fund luftës shpejt.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42