Qeveria amerikane duket se është pranë dërgimit të sistemeve të lëshimit të shumëfishtë të raketave me rreze të gjatë veprimi, MLRS, në Ukrainë. Rusia e konsideron ndërkohë dërgimin e armëve të tilla të rënda, si një përshkallëzim provokues. Presidenti Volodimir Zelenski dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë kërkuar dërgimin e MLRS-ve për tiu kundërpërgjigjur bombardimeve të rënda të Rusisë në rajonin lindor të Donbasit.