Top News – Ukraina pozicionon trupat për sulm / Kundërsulmi i paralajmëruar, çështje ditësh…
24/04/2023 11:17

Sipas disa njoftimeve të fundit, forcat ushtarake ukrainase kanë arritur të vendosin me sukses pozicione të reja në anën lindore të lumit Dnieper, duke nxitur spekulimet se përparimet mund të jenë një shenjë e hershme e një kundërofensive nga ana e Kievit. Instituti për Studimin e Luftës, me bazë në Uashington, raportoi të shtunën se pamjet satelitore, të publikuara nga blogerët ushtarakë pro-Kremlinit, tregojnë se trupat ukrainase kanë krijuar një bazë mbështetëse dhe "linja të qëndrueshme furnizimi" pranë qytetit Oleshky. Analistët besojnë se nëse Ukraina fillon kundërofensivën gjatë pranverës, qëllim kryesor do të ishte të arrinte në korridorin tokësor mes Ukrainës dhe gadishullit të aneksuar të Krimesë, për të cilin do të ishte i nevojshëm kalimi i lumit Dnieper në jug të vendit. Duke iu përgjigjur raporteve të mediave ukrainase, që njoftuan se vendosja e pozicioneve të tilla tregonte se kundërofensiva kishte filluar, Natalia Humeniuk, zëdhënësja e Komandës Operacionale të Ukrainës Jugore, bëri thirrje për durim. Ajo nuk e konfirmoi ose mohoi raportin e Institutit për Studimin e Luftës, duke thënë se detajet e operacioneve ushtarake në deltën e lumit Dnieper nuk mund të zbuloheshin për arsye operacionale dhe sigurie. Kryetari i caktuar ng Kremlini në rajonin e Khersonit, një nga katër rajonet e Ukrainës që Rusia i aneksoi ilegalisht në shtator, mohoi ndërkohë njoftimet se forcat ukrainase kishin krijuar një bazë në bregun lindor të lumit Dnieper. Pas më shumë se një viti që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, luftimet e fundit kanë arritur në një pikë ku asnjëra palë nuk është në gjendje të bëjë përparime të mëdha në terren. Por Ukraina së fundmi ka marrë armë të sofistikuara nga aleatët e saj perëndimorë, dhe trupa të reja të trajnuara rishtas në Perëndimi, duke rritur pritshmërinë për një kundërsulm.

Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top News- Evropa e zhytur në protesta/ Nga Milano deri në Lisbonë, përshkallëzohen tensionet
18/10 21:41
Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59