Kur të gjithë kalkulimet flisnin për një pushtim të plotë të Ukrainës brenda 48 orësh, tashmë në ditën e 17 të këtij agresioni, Ukraina vijon të qëndrojë dhe të luftojë për zmbrapsjen e ushtrisë ruse. Në të tilla kushte, Sviatoslav Yurah, deputet I dhe ish-këshilltar I Presidentit Volodymir Zelensky, ka paralajmëruar Putin. Sipas tij Kiev mund të jetë Stalingradi i ri i Rusisë, në betejën e përgjakshme mes forcase ruse dhe ukrainase për të marrë kontrollin e qytetit.