Një kundërofensivë ukrainase ka izoluar qytetin e pushtuar jugor të Khersonit dhe ka lënë me mijëra trupa ruse të vendosura afër lumit Dnipro, të ekspozuara ndaj sulmeve – tha inteligjenca britanike të enjten. Ukraina ka bërë të qartë se do të rimarrë Khersonin e pushtuar në ditët e para të pushtimit rus, që më herët. Ministria britanike e mbrojtjes tha se forcat ukrainase me gjasë kanë vendosur një rrugëkalim në jug të lumit Ingulets dhe kanë përdorur artilerinë e re me rreze të gjatë veprimi për të dëmtuar të paktën tre ura që kapërcejnë Dnipron.