Vijojnë sulmet mbi Ukrainën nga ushtria ruse në ditën e shtatë të tyre. Ndonëse janë zhvilluar tryeza dialogu, ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët për një armëpushim të mundshëm. Por krahas kësaj, ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka publikuar një njoftim sipas të cilit Rusia po përgatit provokime ushtarake të nisura nga territory I Ukrainës, në drejtim të Bjellorusisë apo edhe pikave të kontrollit kufitar. Sipas tij, provokimet po përgatiten nga diversantë të veshur me uniformë ukrainase.