Ndërkohë që Ukraina është mbëthyer nga ethet e një pushtimi të mundshëm rus, fëmijëve në mbarë vendit po iu mësohet se si të përdorin armët. Në disa foto të publikuara nga mediat ndërkombëtare shihen oficerët e policisë ukrainase duke iu dhënë instruksione fëmijëve rreth eksplozivëve ndërsa shqetësimet janë rritur për një pushtim të mundshëm ushtarak rus. Fotot janë bërë në kryeqytetin e vendit, Kiev, gjatë një mësimi të sigurisë civile të organizuar nga policia.