Në vijën e frontit, Ukraina tha se kishte shtyrë pas forcat ruse në lindje dhe kishte mbyllur rrjedhën e gazit përmes territorit të kontrolluar nga rusia, duke ngritur kështu spektrin e një krize energjie në evropë. Shefi i shtabit të forcave të armatosura ukrainase, tha se trupat kishin rimarrë kontrollin e Pytomnyk0-ut, një fshat në veri të Harkivit, pranë kufirit me rusinë. Ministria britanike e mbrojtjes ndërkohë tha në buletinin e saj të përditshëm mbi situatën ushtarake se forcat ukrainase kishin rimarrë disa qytete dhe fashtra nën kontroll.