Sulmi i Rusisë ndaj qytetit të Soledarit në rajonin e Donjeckut ka vazhduar gjatë natës, pavarësisht se më herët Moska pretendoi se ka marrë kontrollin e këtij qyteti në lindje të Ukrainës. Gjatë natës, forcat ruse kanë përdorur artileri, raketa dhe avionë për të sulmuar Soledarin, i cili gjendet në verilindje të qytetit strategjik të Bahmutit. Sipas imazheve satelitore të publikuara nga Maxar Technologies më 11 janar, qyteti është i shkatërruar nga javë të tëra të luftime intensive.