Top News – Ukraina ‘ndëshkon’ Putinin / Hedh në erë fabrikën e eksplozivëve dhe depot e naftës
16/01/2025 12:15

Ukraina nisi një sulm masiv me dron gjatë natës duke goditur shënjestra kryesore ruse më shumë se 500 km prapa vijës së armikut. Një ferr i madh flakësh u ndez në një depo nafte në Liski, në rajonin e Voronezhit pas një sulmi me të paktën dhjetë dronë ushtarakë. Dronët ukrainas shënjestruan gjithashtu fabrikën e barutit në Tambov pranë Kotovskut, rreth 500 km nga kufiri Rusi-Ukrainë. Objekti konsiderohet si një nga furnizuesit kryesorë me lëndë shpërthyese për ushtrinë ruse. Mbrojtja ajrore ruse tentoi në mënyrë aktive të mbronte fabrikën e Putinit. Por dronët canë mbrojtjen dhe goditën objektin, duke shkaktuar shpërthime dhe flakë. Zjarrfikësit nxituan nga dy rajone fqinje për të shuar zjarret. Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë: “Gjatë natës, sistemet e mbrojtjes ajrore në detyrë interceptuan dhe eliminuan tre mjete ajrore pa pilot të Ukrainës”. Alexander Gusev, guvernatori rajonal, tha: "Territori i tre rajoneve të Voronezhit u sulmua nga më shumë se 10 dronë, shumica e tyre goditën një depo nafte në rrethin Liskinsky". Sulmi ajror i mbrëmshëm vjen pas bombardimeve më të rënda ajrore të Kievit, që nga fillimi i luftës që shkatërroi objektet ushtarake brenda Rusisë. Disa objektiva kyçe në të gjithë territorin rus - duke përfshirë një deri në 800 km prapa linjave të armikut - u hodhën në erë nga sulmet ajrore "masive" të Kievit. Komandantët ukrainas përdorën një kombinim strategjik të dronëve për të shpërqendruar mbrojtjen ajrore ruse përpara se të lëshonin raketa të cilat shfrytëzuan boshllëqet e krijuara për të goditur shënjestrat. Sulmi thuhet se ka goditur disa objektiva në Engels, Saratov, Kazan, Bryansk dhe Tula.

Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01