Parisi dhe Berlini janë përplasur me njëri tjetrin për sa i takon ndihmave ushtarake për Ukrainën. Në një konferencë për Ukrainën në Paris në fund të shkurtit, presidenti francez Emmanuel Macron, nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave franceze në tokë ukrainase. Njoftimi nuk u pa aspak mirë përtej Rinit. Pak orë më vonë, kancelari gjerman Olaf Scholz, u përgjigj: "Evropa dhe NATO nuk do të dërgojnë asnjë ushtar në Ukrainë".