Për shkak të luftës, Ukraina tha se do të ndalë nga kjo e mërkurë tranzitin e gazit rus në drejtim të Europës në rajonin e Luhanskit në lindjen e vendit. Kjo do të thotë se Europës do t'i mungojnë 32,6 milionë metër kub gaz në ditë, që përbën një të tretën e sasisë së përditshme që transportohet nga Ukrainë në Europë, bëri të ditur enti përkatës i transportimit të gazit, OGTSU në Ukrainë