Top News/ Ukraina mundet ta ndalë Putinin! Biden premton më shumë mbështetje për Kievin
10/07/2024 12:35

Presidenti amerikan Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi të martën në Uashington, duke vënë në pah unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës ndërsa ai drejton Shtëpinë e Bardhë. Mesazhi në dukje synonte të përforconte mbështetjen e lëkundur mes përkrahësve të tij demokratë si dhe vendeve aleate që përballen me mundësinë e një rikthimi në Shtëpinë e Bardhë të republikanit Donald Trump. “Sot, NATO-ja është më e fuqishme se kurrë, me 32 shtete të forta”, tha Biden teksa mirëpriti udhëheqësit në një mbrëmje për të shënuar 75 vjetorin e aleancës. “Është gjë e mirë që jemi më të fortë se kurrë, sepse ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët”, tha ai me zë të fortë dhe kokën lart. Në fjalim Biden njoftoi mbi hapat madhor që po ndërmarrin Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. SHBA, Gjermania dhe Rumania po dhurojnë njësi shtesë të raketave Patriot, ndërsa Holanda dhe aleatët e tjerë do të dhurojnë komponentë shtesë për një njësi të raketave Patriot. Italia njoftoi muajin e kaluar se po i dërgon Ukrainës një sistem mbrojtës të tipit SAMP/T. Aleatët e tjerë, përfshirë Kanadanë, Norvegjinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar do të ofrojnë sisteme të tjera që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së Ukrainës. “Ky është një moment kyç për Evropën, komunitetin transatlantik dhe për botën”, tha Biden duke shtuar se ukraina mundet dhe do t’ia dalë mbanë të ndalë Putinin. Presidenti Biden nderoi shefin e NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Biden do të takohet me kryeministrin anglez të mërkurën dhe Presidentin Zelenzkky të enjten. Në takimin e NATO-s në Uashington marrin pjesë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të aleancës dhe partnere të Paqësorit, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, si dhe Ukraina.

Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00