Top News/ Ukraina mund të sulmojë thellë në Rusi / Zyrtari i NATO-s: Ka të drejtë ligjore ta bëjë
15/09/2024 12:44

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se çështja nëse duhet të lejohet Ukraina që të sulmojë thellë brenda Rusisë me armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi është “një vendim politik”, por nga pikëpamja ushtarake, kjo do të ishte brenda të drejtës ligjore të Ukrainës. Admirali Rob Bauer tha për radion Evropa e Lirë se heqja e kufizimit nuk është çështje që NATO-ja po e diskuton, por sipas mendimit të tij, si udhëheqës ushtarak, përgjigja do të ishte po. “Në bazë të Kartës të OKB-së dhe në bazë të ligjit për konflikt të armatosur, nëse sulmoheni nga një shtet, ju keni të drejtë ta mbroni veten”, tha Bauer. “Kjo mbrojtje nuk ndalon në kufijtë tuaj. Juve ju lejohet që të sulmoni armikun në territorin e tij”. Bauer tha se kërcënimi i shprehur nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev, në përgjigje të këtyre diskutimeve të ndezura kohët e fundit, shfaq pakënaqësinë se si lufta po shkon, dy vjet e gjysmë pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. “Mendoj se është dëshmi se sa të pakënaqur janë ata sepse Rusia nuk ka arritur asnjë prej qëllimeve të saj strategjike në Ukrainë”, tha Bauer. Putin ka thënë më herët gjatë javës se Perëndimi do të ishte “në luftë” me Rusinë nëse i lejon Ukrainës të sulmojë me raketa me rreze të gjatë, të prodhuara në Perëndim, ndërkaq Medvedev tha të shtunën se Rusia mund ta shkatërrojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, me armë jobërthamore nëse Perëndimi heq kufizimet.

Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51