Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga fillimi I luftës. 948 dronë u lëshuan në qytete të ndryshme të Ukrainës, duke shkaktuar pasoja të rënda në njerëz dhe infrastrukturë. Sipas autoriteteve ukrainase, më shumë se 400 dronë u lëshuan nga trupat ruse vetëm gjatë pasdites së së martës, në një sulm të pazakontë që pasoi me bombardime. Në Lviv, kryebashkiaku Andriy Sadovyi njoftoi se të paktën 22 persona janë plagosur, ndërsa paralajmëroi se bilanci mund të rritet. Autoritetet lokale publikuan pamje të një ndërtese banimi në flakë pranë një objekti historik. Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat, deklaroi se një numër i madh dronësh hynë në hapësirën ajrore nga veriu, duke lëvizur në formacione të organizuara. Ai e cilësoi operacionin si një nga sulmet më të mëdha të këtij lloji që nga fillimi i luftës.