Top News – Ukraina menjëherë në NATO…me pjesën që nuk është pushtuar nga Rusia
04/12/2024 12:26

Ukraina kërkon që të hyjë menjëherë në NATO, me pjesën, që nuk është pushtuar nga Rusia dhe në këtë mënyrë mund të gjendet rruga drejt bisedimeve të paqes. Por a është kjo e mundur? Neni 5 është thelbi i Marrëveshjes së NATO-s. Ai përcakton detyrimin për mbështetje në rast vetëmbrojtjeje, në rast se një vend i NATO-s sulmohet. Se çfarë mbështeje jepet, këtë e vendos secili anëtar vet. "Ne do të mbrojmë çdo centimertër të territorit të NATO-s", është shprehur vazhdimisht presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Nën këtë ombrellë mbrojtjeje dëshiron të futet Ukraina. NATO e ka premtuar vazhdimisht afrimin e Ukrainës në aleancë, por pa përmendur asnjëherë një datë. Herët apo vonë, ky vend duhet të shpërblehet me anëtarësim për luftën mbrojtëse kundrejt Rusisë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski propozon tani, që pjesa e Ukrainës, që është e papushtuar të pranohet në NATO. Territoret e pushtuara nga Rusia në lindje dhe gadishulli i Krimesë i aneksuar, pra rreth 27 përqind e Ukrainës, fillimisht nuk duhet të përfshihen në ombrellën mbrojtëse të aleancës. Zelenski do të ndalojë një depërtim të mëtejshëm të trupave ruse dhe të mundësojë bisedimet me kreun e Rusisë Vladimir Putin për një armëpushim. Në nenin 6 të marrëveshjes përshkruhet territori i NATO-s. P.sh. disa ishuj në Karaibe ose në Paqësor, që i përkasin Francës ose Britanisë së Madhe, nuk janë territor i NATO-s. Gjatë periudhës që Gjermania de facto ishte e ndarë në dy shtete RFGJ dhe RDGJ, Marrëveshja e NATO-s vlente vetëm për pjesën perëndimore, pra Republikën Federale të Gjermanisë. Ndërsa Republika Demokratike e Gjermanisë ishte anëtare e Traktatit të të Varshavës, aelanca ushtarake e Bashkimit Sovjetik.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36