Ukraina nuk ka ndërmend që të zgjasë përtej këtij viti marrëveshjen e nënshkruar vite më parë me Rusinë për kalimin tranzit të gazit. Aktualisht, edhe pse dy vendet janë në luftë gazi rrjedh nëpër tubacionet për vendet që vazhdojnë të furnizohen nga Rusia me këtë produkt. Pas sanksioneve, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria janë tre vendet që përdorin më shumë gazin rus në Europë.