Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03/2026 14:06

Finlanda mban pozicionin e saj të parë si vendi më i lumtur në botë për të nëntin vit radhazi, pasi shënoi 7.764 pikë nga 10 pikët maksimale, sipas një raporti vjetor të sponsorizuar nga OKB-ja. Banorët në Helsinki thonë se kjo vjen për shkak të natyrës, kulturës dhe sistemit arsimor me cilësi të lartë të vendit. Profesori i politikave sociale dhe shëndetësore në Universitetin e Tampere-s, Juho Saari, shton se rezultati, i cili vjen ndërsa vendi po njeh papunësi të lartë, borxh qeveritar në rritje dhe shkurtime të mëdha të përfitimeve sociale dhe të mirëqenies, tregon se "politika nuk ka aq shumë rëndësi". E njohur për mijëra liqenet, kulturën e saunës dhe sistemin e gjerë të mirëqenies, 5.6 milionë banorët e Finlandës në përgjithësi raportojnë një nivel të lartë besimi tek autoritetet dhe nivele të ulëta pabarazie. Midis 147 vendeve të listuara, nivelet më të ulëta të kënaqësisë me jetën u raportuan nga Afganistani i shkatërruar nga lufta, ku talebanët që u rikthyen në pushtet në vitin 2021, janë akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe keqtrajtim të grave. Bazuar në një mesatare trevjeçare, indeksi i lumturisë merr në konsideratë gjashtë faktorë: Produktin e Brendshëm Bruto për frymë, jetëgjatësinë, mbështetjen sociale, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë, bujarinë dhe perceptimet e korrupsionit. Vendet nordike vazhdojnë të dominojnë renditjen, me Islandën, Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë që i bashkohen Finlandës në marrjen e pesë nga gjashtë vendet e para këtë vit. Kosta Rika u rendit e katërta, duke hyrë në pesëshen e parë për herë të parë dhe duke shënuar kështu renditjen më të lartë ndonjëherë për një vend të Amerikës Latine. Ndërkohë, sipas OKB-së, përdorimi i tepërt i mediave sociale po dëmton mirëqenien e të rinjve në shumë vende.

Top Channel/Digjet Foleja e Hitlerit/ 200 zjarrfikës në Alpet bavareze,policia ndalon një të dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21