Top News/ Ukraina lufton me predha indiane…Po mbarojnë municionet, SHBA hesht, BE e paaftë
07/01/2024 14:19

Në fund të dhjetorit SHBA i ofruan Ukrainës edhe njëherë armë dhe pajisje ushtarake në vlerën 250 milionë dollarë, e ndoshta kjo ishte ndihma e fundit pasi për sa kohë që Kongresi Amerikan nuk miraton mjete të reja për Ukrainën, nuk mund të miratohet një paketë e re. Por a do të mundej pjesa tjetër e perëndimit të zëvendësonte furnizimet amerikane? Një nga përbërësit më të rëndësishëm të ndihmës ushtarake amerikane ishin predhat 155 mm të artilerisë, një municion standard që përdoret edhe nga vendet e NATO-s. Por dy vjet pas luftës dhe furnizimeve të vazhdueshme për Ukrainën, janë konsumuar shumë nga rezervat e partnerëve perëndimorë. Europa megjithë premtimet për mbështetjen e Ukrainës, nuk e ka rritur sa duhet prodhimin. Nga shkurti 2022, vetëm SHBA e ka furnizuar Ukrainën me 1,5 milionë predha. BE ka premtuar se Ukraina deri në pranverë 2024 do të marrë 1 milionë predha. Por shifrat të thonë, se janë dërguar vetëm 300.000 predha, shumë më pak se ishte planifikuar. Disa vende të BE e kanë kuptuar emergjencën për furnizim: Gjermania psh. planifikon të vendosë në dispozicion deri në vitin 2024, 200.000 predha të tilla. Edhe Britania e Madhe, Finlanda, Norvegjia dhe disa vende të tjera kanë bërë premtime të ngjashme. Së fundmi u shfaqën në front madje predha 155 mm të prodhuara në Indi, megjithëse origjina e tyre e saktë nuk dihet. Pavarësisht njoftimeve të bëra furnizimet e vendeve të tjera janë në sasi shumë më të vogla krahasuar me furnizimet e SHBA. Nëse SHBA mbetet e pavendosur në mbështetjen ushtarake për Kievin, artileria ukrainase do të përballet me probleme serioze furnizimi. Megjithë premtimet perëndimore, prodhimi i municionit kërkon kohë, edhe nëse vendosen linja të reja prodhimi në punë. E nëse SHBA ndal furnizimet për sistemet më komplekse të armëve, pasojat do të jenë akoma më të rënda. Bëhet fjalë për raketat e sistemeve të mbrojtjes ajrore, NASAMS dhe Patriot si edhe raketa për sistemin HIMARS dhe tanket mbrojtës AT-4 e Javelin. Është e vërtetë që ka vende të tjera, që kanë armë të tilla, si Australia, Norvegjia, Holanda, Lituania etj, po sasia e municioneve që kanë ato në dispozicon është shumë më e vogël se ajo e SHBA. Edhe nëse vende të tilla teorikisht do të zëvendësonin mungesën e furnizimeve të SHBA, kjo nuk do të zgjaste shumë, sepse rezervat e këtyre vendeve do të shteronin shumë më shpejt se ato të SHBA.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04