Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të asistojë Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës në procesin e përafrimit të kuadrit ligjor me legjislacionin dhe direktivat e Bashkimit Evropian. AMF do të japë eksperiencën e fituar falë ndërmjetësimit të Bankës Botërore, e cila ka asistuar Shqipërinë në procesin e hartimit të kuadrit të ri ligjor për tregjet nën mbikqyrjen e Autoritetit.