Top News – Ukraina lë Rusinë pa energji / Sulm me dronë përtej kufirit, më i madhi i luftës
06/10/2025 14:04

Rusia tha se një sulm me dronë ukrainas shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në një nga rajonet kufitare të saj, një nga sulmet më të mëdha të Kievit gjatë luftës. Ukraina është zotuar të rrisë sulmet e saj në territorin rus, veçanërisht në infrastrukturën e naftës së Rusisë, në atë që e sheh si një përgjigje legjitime ndaj sulmeve të përditshme të Moskës ndaj qyteteve ukrainase dhe rrjetit të saj energjetik që herë pas here kanë lënë pa ngrohje dhe pa energji elektrike miliona njerëz. Ministria e mbrojtjes së Rusisë tha se kishte rrëzuar 251 dronë ukrainas gjatë natës, një nga numrat më të lartë ditorë që kur Rusia nisi ofensivën e saj në shkurt 2022. Në rajonin kufitar të Belgorodit, mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike. "Aktualisht ka një ndërprerje të pjesshme të energjisë në 24 vendbanime, duke prekur 5,400 njerëz", tha Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, në mediat sociale. Një rafineri në rajonin jugor të Krasnodarit u godit gjithashtu, duke plagosur dy persona, thanë autoritetet lokale. Ukraina tha në anën tjetër se Moska lëshoi 116 dronë në territorin e saj, duke goditur një objekt energjie në rajonin e Chernihivit dhe duke vrarë një grua në rajonin e Khersonit. Zyrtarët në Ukrainë thonë se Rusia po shënjestron gjithnjë e më shumë rrjetin elektrik të vendit, duke përsëritur një taktikë të dimrave të mëparshëm që herë pas here la miliona njerëz pa ngrohje e pa ndriçim në temperatura nën zero. Sulmet hakmarrëse të Ukrainës ndaj rafinerive të naftës të Rusisë gjatë muajve të fundit kanë shkaktuar mungesa të karburantit në disa rajone të vendit dhe kanë rritur çmimet e benzinës. Kievi synon të ndërpresë të ardhurat jetësore të energjisë për Moskën, të cilat thotë se financojnë ushtrinë ruse.

Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59