Banorët e rajonit të Belgorodit të Rusisë thonë se ndërprerjet e energjisë, sirenat e sulmeve ajrore dhe të shtënat me armë zjarri mbi dronët ukrainas po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, ndërsa Kievi hakmerret kundër bombardimeve të përsëritura të qyteteve të tij me sulme ndërkufitare. "Është kaq e zhurmshme dhe kaq e tmerrshme", thotë Nina, një banore e Belgorodit. "Po kthehesha nga klinika kur u dëgjua sirena e alarmit. Si zakonisht, mora njoftime në Telegram për një sulm me dronë. Pastaj nisën shpërthimet dhe të shtënat, vrapova në një oborr aty pranë dhe u përpoqa të fshihesha", tregon ajo. "Të nesërmen gjithçka u përsërit".